Apostolova: Me fondet e IPA-s do të ndihmojmë ndërtimin e sallës së koncerteve në Kosovë

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 11:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, ka bërë të ditur se Bashkimi Europian po shikon mundësinë e ndërtimit të një salle të koncerteve kulturore në Kosovë, e cila do të financohet nga IPA.

“ Viti 2018 është vit kulturor, i trashëgimisë kulturore, dhe natyrisht Kosova është pjesë e pashmangshme e saj. Ne do të vazhdojmë të mbështesim sektorët kulturorë të Kosovës dhe jemi duke shikuar si mundësinë e ndërtimit të një salle të koncerteve kulturore të Kosovës, e cila mundësohet nga organizata IPA”, raporton Ekonomia Online.

Apostolova këto komente i bëri gjatë nënshkrimit të protokollit për themelimin e “Cluster EUNIC Prishtinë”, mes ambasadave të Austrisë, Francës, Italisë, Luksemburgut dhe Institutit Goethe.

Cluster është Qendra e Aktiviteteve Kulturore dhe është themeluar nga 5 shtetet anëtare të BE- së.  Cluster me BE-në do të mundësojnë njohjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe vendeve tjera.

Ambasadori i Francës, Didier Chabert, tha se “Cluster Prishtina” i përmbush tri objektiva të politikës së agjendës së BE-së në mbështetjen promovimit të kulturës, dialogut ndërkulturor dhe përforcimit të trashëgimisë kulturore.

“Cluster është lansuar në vitin 2008 në Prishtinë. Clusteri do të mbështesë organizatat në ditët ndërkombëtare të gjuhëve, me 28 shtator për të promovuar diversitetin e gjuhëve dhe objektet e përbashkëta përmes përkthimit të broshurave për turist. Kosova mund t’i bashkëngjitet institucioneve të BE-së dhe mund të ketë përforcime për të dy palët” , theksoi Chabert, raporton Ekonomia Online.

Në linjën e mbështetjes për Kosovën në fushën e kulturës, Apostolova tha se Bashkimi Europian ka bërë shumë për këtë sektor.

“Bashkimi Evropian ka mbështetur sektorin e kulturës për shumë vite, kemi kontribuar për rritjen e aktiviteteve kulturore në Kosovë, kemi promovuar diversitetin kulturor dhe kemi bashkuar forcat me shtetet anëtare të BE-së, për të rritur ndikimin tonë në aktivitetet e përbashkëta”, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme