Apple ka filluar rregullimin e 4G tek konsumatorët e IPKO-së

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Pas një pune intensive të ekipeve të Apple dhe IPKO-së, Apple ka filluar të dërgojë një përditësim (update) specifik për  operatorin IPKO, tek konsumatorët e saj. Të gjithë përdoruesit e iPhone, të cilët tashmë e kanë pranuar këtë përditësim specifik, mund të lundrojnë lirshëm në rrjetin 4G.

Klientët e IPKO-së, përdorues të iPhone, duhet ta përditësojnë këtë konfigurim specifik, pasi ta kenë pranuar nga Apple. Fillimisht duhet të shkoni në Settings/General/About. Pasi të shfaqet Carrier Settings Update në ekranin tuaj, ju lutem bëni përditësimin, duke shtypur butonin “Update”.

Të ngjashme