Arben Ahmeti: Gjithë bërllogun e kanalizimin e derdhim në lumenj, edhe pyetemi pse helmohemi?

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Arben Ahmeti ka komentuar çështjen e helmimit të rreth 1500 qytetarëve deçanas.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se gjithë bërllogun e kanalizimin e derdhim në lumenj edhe pyetemi pse helmohemi.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ne nuk kemi as impiante per trajtimin e ujerave te zeza e as fabrika per riciklimin e mbeturinave. Miliona euro jane ndare per keto, te gjitha pothuajse kane deshtuar per shkak te keqmenaxhimit.
Ende gjithe berllogu dhe kanalizimin e derdhim ne lumenje. Kaq shume e duam Kosoven tobe te bukur. Edhe pyetemi pse helmohemi?!
Une me bujt nashta jo, veq cdo mengjes e kaloj me keto probleme.

Të ngjashme