Arbëreshët vizitojnë Katedralën: “Besën Shqiptare” e ruajtëm ndër shekuj

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup Arbëreshësh nga Sicilia e Italisë po vazhdojnë ende vizitën e tyre në Kosovë. Ata në vazhdën e vizitave këtë të diel vizituan Katedralën “Nënë Tereza” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Pasi vizituan objektet e Katedrales, bashkë me im zot Dodë Gjergjin iu drejtuan medieve. Aty i pari i Kishës Katolike foli për rëndësinë e ruajtjes së traditave kombëtare, e që një shembull për këtë janë vet arbëreshët e Italisë.

“E kemi mësuar se si të mbijetohet dhe jemi sot dëshmia më e bukur dhe më mirë e kombit, çka duhet me bë më, se si e kemi mbërri ne këtë duke pasur dashuri ndaj gjuhës së nënës, duke pasur dashuri për ‘Oj e mira more e jona’ duke pasur besnikëri ndaj pagëzimit të ungjillit e duke strehuar ungjillin e kishës, tani e gëzojmë lirinë, dhe mundë ta takojmë njëri tjetrin dhe t’i tregojmë njëri tjetrit këto sepse ne e kemi pasur Gjergj Kastriotin që na bashkuar të gjithëve, kemi tash Nënë Terezën që mundë të na i rikthej shpirtin që e kemi pas përpara”, tha Im Zot Dodë Gjergji.

Pavajano Pegurano, njëri nga arbreshët që jeton në Sicili, fol për besën shqiptare, për të cilën tha se e ruajtjen brezë pas brezi.

“Faleminderit Peshkopit tonë që më dha leje që të shkojë dhe të vizitojë të rrijë  me vëllezërit tanë kosovarë, si At Gjergji që e shpjegoi sipër gjithë ata kuadrin ata imazhin e të krishterë më erdhi në mend një pikturë që ndodhet në kishën e Kalabrisë. Edhe ne rrëfejmë besën tonë në mënyrë arbëreshe ose shqiptare se atje është përfaqësuar arbëreshët nga Shqipëria. Edhe ne kemi rrëfyer besën tonë në një mënyrë Arbëreshe Shqiptare siç bëni edhe ju”, tha ai.

Grupi i arbëreshëve që po zhvillon këtë vizitë nën patronatin e Kryeministrit Haradinaj  gjatë ditës do të zhvillojë edhe vizita të tera në Prekaz e Velani.

Të ngjashme