ARC dhe Oda e Noterëve të Kosovës në marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 15:04 | Nga

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje për krijimin e qasjes në të dhënat nga Regjistri Civil dhe Regjistri i Automjeteve. Kjo marrëveshje përcakton kushtet në të cilat ARC iu ofron zyrave noteriale në kuadër të ONK-së.

Në bazë të marrëveshjes mundësohet qasja në bazën e të dhënave, marrja e informacioneve nga Baza e Ndërmjetme e ARC-së, Regjistri i Automjeteve me qëllim të verifikimit apo vërtetimit të identitetit dhe gjendjes civile, palëve të interesuara për marrjen e këtyre shërbimeve, si dhe verifikimin e këmbimit të të dhënave për automjetet të cilat janë objekt i shitblerjes.
ARC dhe ONK do të krijojnë Procedura Standarde të Operimit për këmbimin e shënimeve përmes të cilave do të definohet lloji i të dhënave dhe do të shkëmbehen në nivelin teknik të këmbimit të informatave.

Të dhënat e lexuara nga Zyrat Noteriale duhet të përdoren në pajtim të kësaj marrëveshjeje dhe duhet të trajtohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme