ARC vizituan zyrat e gjendjes civile të Landit gjerman Baden-Wurttemberg

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 15:20 | Nga

Drejtorati i Gjendjes Civile nga Agjencia e Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, realizoi një vizitë në Zyrat Qendrore të Gjendjes Civile të LanditBaden-Wurttemberg në Shtutgart të Gjermanisë.

Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga drejtori i Drejtoratit të Gjendjes Civile, z. Blerim Camaj dhe Konsullata e Kosovës në Shtutgart, realizuan një vizitë pune pranë zyrave të gjendjes civile të LanditBaden-Wurttemberg, ku u pritën nga drejtuesja e kësaj zyre znj. Verena Rathgeb-Stein.

Temë e veçantë në këtë takim ishte prezantimi i bazës ligjore të Gjendjes Civile dhe dallimet mes dy sistemeve.

Me këtë rast, Rathgeb-Stein e bëri një prezentim të regjistrave elektronik (sistemit të Gjendjes Civile), regjistrave fizik, arkivit të Gjendjes Civile dhe funksionimit të Gjendjes Civile në Gjermani.

Delegacioni nga Kosova kishte mundesinë në praktikë të shohë funksionimin e gjendjes civile gjermane sepse qytetarët kosovarë prezantojnë dokumente të Republikës së Kosovës para autoriteteve në Gjermani.

Nga të dy delegacionet u shpreh gatishmëri e plotë dhe interesim në kuptim të thellimit të bashkëpunimit edhe më tutje, me qëllim të shkëmbimit të përvojave më të mira nga të dy vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme