Ardhja e mërgimtarëve rrit të hyrat e parkingjeve, “Prishtina Parking” pritet të zgjerohet në gusht

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 07:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ardhja e mërgimtarëve ka rritur të hyrat në “Prishtina Parking”, kështu tha në një bisedë më Ekonomia Online, kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Liridon Restelica. 

“Është vërejt një rritja e të hyrave nga parkingjet si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve”. 

“Kemi krijua parkingje, kemi vërejt që një numër i madh i mërgimtarëve e ka instaluar aplikacionin edhe e kanë përdorë atë, u jam mirënjohës, me sigurua janë informua por edhe e kanë praktikë në qytetet ku jetojnë. Unë i ftojë të gjithë qytetarët që ta instalojnë aplikacionin pasi është më lehtë e aplikueshme dhe më e lirë, sepse me aplikacion e shfrytëzon minutën jo orën, ndërsa t;i aplikon sms me automatizëm detyrohesh me orë me pagua. Nga këtu e ftoj operatorin Vala që të rishqyrtojnë ofertën që ua kemi dhënë, po me të njëjta kushte ashtu siç e ka pranuar operatori ipko që t’iu jepen mundësi qytetarëve që të bëjnë pagesën me sms edhe përmes operatorit vala”.

Kjo ndërmarrje, thotë se janë duke operuar me bilanc pozitiv, duke shtuar se gjatë muajit gusht presin rritjen e menaxhimit të hapësirave publike.

Restelica tha se presin që shumë shpejt tuneli në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet do të bëhet një kahshe .

“Realisht Prishtina Parking është duke fokusuar me kapacitet të mirë, kemi operua me bilanc pozitiv. Tani jemi në fazën e përmbylljes dhe arritjes së planifikimit tonë në pjesën e parkingjeve me laura thuajse e kemi kaluar, ndërsa te pjesa e regjistrimit të rezidentëve jemi në situatë kulminante, ku presim që muaji gusht të jetë kampanja e regjistrimit për zonen dy dhe një. I lus që të vijnë për regjistrim, pasi nga shtatori merren masa për bllokim dhe për konfiskim të makinave”. 

“Nga mesi i muajit gusht do të jetë kampanja për informimin e zgjerimit të rrugë. Do të thotë do të zgjerohemi në Ulpianë edhe në pjesën e rrugës ‘B’. Deri në fund të gushtit do të na gjen në menaxhimin e këtyre hapësirave”.

“Presim që edhe gjatë muajit gusht edhe pjesa e tunelit që është në rrugën ‘Rexhep Luci’, të bëhet rrugë një-kahshe. Kjo do ta lehtësojë edhe formën e qarkullimit por edhe nuk do të ketë bllokada”.

Tutje, ai tha se kjo ndërmarrje është  e gatshme të bashkëpunojmë me të gjithë, në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rrëmujë. 

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem, asnjë shkelje të rëndë, qytetarët p’e kuptojnë interesin e hapësirës publike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme