Arelena dhe Ylli, dy kadetët e parë të FSK-së diplomojnë në ShBA

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, sot dha një lajm historik.

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që po diplomojnë në në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.

Ajo tha se Arelena dhe Ylli gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan suksese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar.

“Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjesëtarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës. Arelena dhe Ylli janë heronjtë e rinj të Republikës sonë. Ata janë dëshmia më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizueshme. Krenare pafundësisht!”.

Ceremonia do të fillojë në ora 15:30.

Të ngjashme