Arilena Ara me koreografi ‘të zjarrtë’ dhe lëvizje provokuese shfaqet në klipin “Aligator”

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga me titull “Aligator” është vetëm një nga këngët e reja të albumit të saj më të ri në ardhje “Pop Art”, i cili do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun.

Për këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me producentin Mixey dhe Darko Dimitrov, gjersa teksti i këngës është shkruar nga plot katër persona: Arilena, Mixey, Endrit Mumajesi – MUMA dhe Ylli Limani.

Duke u shfaqur gjithmonë me diçka të re për fansat e saj, edhe këtë herë Arilena i befasoi fansat me një paraqitje ndryshe në klipin e këngës.

Meqenëse kënga ka një ritëm të shpejt, këngëtarja shkodrane vendosi që në videon muzikore “Aligator” të vijë me një koreografi të detajuar.

Duke qenë një fanatike e ushtrimeve në palestër, ky klip ishte momenti më i mirë që Arilena të vinte në pah trupin e saj të tonifikuar, të lakmuar nga shumë femra.

Të ngjashme