ARKEP-i kërkon nga Dardafoni të mos vendos në treg SiM kartela të reja

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Bordi i ARKEP ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës sh.a. dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes Dardafon.net, për të kërkuar sqarimet e nevojshme në lidhje me procesin e tranzicionit pas mos-vazhdimin e raportit komercial ndërmjet palëve.

Bordi i ARKEP është njoftuar nga këto ndërmarrje me veprimet e ndërmarra deri me tani, pas njoftimit për mos-vazhdimin e raportit komercial nga Telekomi i Kosovës.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi si dhe me qellim te zbatimit të plotë të Kornizës Rregullatore, ARKEP ka kërkuar që deri në përmbyllje të procesit:

  • Palët e involvuara në këtë proces të mos-ndërmarrin veprime të njëanshme të cilat do të mund të dëmtonin konsumatorin, me të cilën kërkesë janë pajtuar të dy palët.
  • Operatori Dardafon.net gjatë kësaj faze të mos vendos në treg SiM kartela të reja, të mos krijoj pako/produkte të reja si dhe të mos hyjë në kontrata të reja me konsumatorët.

Bordi i ARKEP do ta njoftojë opinion me kohë për çdohap që do të ndërmarrë në lidhje me këtë proces të cilin është duke e trajtuar me prioritet të lartë. Pas marrjes së informacioneve shtesë nga operatorët gjatë ditëve në vijim dhe analizimit të praktikave evropiane, ARKEP do të marr vendime nëse janë të nevojshme në lidhje me këtë proces, sidomos me qëllim të ruajtës së vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët.

ARKEP në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Të ngjashme