Armatimi i Kosovës nga ShBA-ja shqetëson Rusinë, reagon Ambasada ruse në Washington

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Rusisë në Washington ka reaguar për siç thonë armatimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Rusisë i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe të heqin dorë nga politika e armatimit të Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e  furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në postimin e Ambasadës ruse në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme