Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se dy të burgosur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Sipas Shërbimit Korrektues një nga të burgosurit ishte i dënuar me një vit burgim për dhunë në familje, ndërsa tjetri i burgosur ishte i dënuar për asgjësim, dëmtim të pasurisë dhe vjedhje.

“Aktualisht janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, thuhet nga SHKK.

Njoftim nga SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH.

Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.

A. K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjesim apo demtim i pasuris,vjedhje.

Aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndersa për rastin janë njoftuar Policine e Kosoves.

Të ngjashme