Arrestohen 14 persona për prostitucion

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 11:38 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona për përfshirje në prostitucion, në një aksion të zhvilluar gjatë të martës.

Tri gra dhe një burrë janë arrestuar për mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion, ndërsa 11 të tjerë janë arrestuar për marrje me prostitucion, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë të martës, pas një hetimi të bërë, Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për mundësim dhe detyrim në prostitucion.

Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Një aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Gjilan dhe janë arrestuar dy persona.

Të ngjashme