Arrestohen 70 persona që nuk zbatuan masat e lëvizjes së lirë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar 70 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Qytetarët nuk po e zbatojnë në përpikëri vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar gjithsej 70 persona, shkruan lajminet.

Sipas njoftimit, vetëm në qytetin e Pejës janë arrestuar 35 persona

35 vetëm në Pejë, 10 në Prishtinë e po aq edhe në Gjakovë, 4 në Gjilan. Ndërkaq në Ferizaj janë arrestuar tre persona aq sa edhe në pjesën jugore të Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

Ndërsa në Prizren janë arrestuar pesë persona, kurse në pjesën veriore të Mitrovicës tash e dy ditë nuk ka asnjë të arrestuar për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:

Fsh. Shakovicë, Podujevë 14.04.2020-02:10. Nga njësiti policor është takuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, për kohën e  kufizimit të lëvizjes së lirë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar,  është liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 14.04.2020 – 09:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë 14.04.2020 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Banullë, Lipjan 14.04.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 14.04.2020-11:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i  njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 14.04.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar veturën  e tij pa regjistruar ndërkohë nuk ka respektuar vendime Qeverisë.  Vetura i është konfiskuar ndërsa i njëjti pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Vragoli, F. Kosovë 14.04.2020-21:00. Është raportuar se tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë janë takuar  në rrugë dhe të cilët janë shoqëruar në polici pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të njëjtit pas intervistimit me vendim  të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Gjilan 13.04.2020 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Alush Rexhepi, Gjilan 13.04.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Verban, Viti, 13.04.2020-23:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Babush, Ferizaj  14.04.2020-11:30.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave ka filluar ti fotografoj dhe incizoj zyrtarët policor . I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Gërlicë , Ferizaj 14.04.2020-17:30.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Brezovicë 14.04.2020-14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar duke punuar në një restorant i cili nuk e ka  respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hysni Morina, Prizren, 14.04.2020-01:40.  Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Budakovë, Suharekë, 14.04.2020-20:56. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Mulla Agani, Pejë 13.04.2020 – 22:00.  Janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Merturi, Klinë 14.04.2020 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Bekim Berisha, Pejë 13.04.2020 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mbreti Zog, Pejë 13.04.2020 – 22:50. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Dresnik, Klinë 13.04.2020 – 21:48. Është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovarë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mulla Agani, Pejë 13.04.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Toni Bler, Pejë 13.04.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Fehmi Agani, Pejë 14.04.2020 – 01:25. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të që njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Toni Bler, Pejë 13.04.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 14.04.2020-16:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici,  pasi  është takuar duke punuar në lokalin e tij  me ç’rast nuk i ka respektuar vendime  e Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Leshan, Pejë 14.04.2020-21:51. Është raportuar se janë takuar dymbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Vlashnje, Prizren 14.04.2020 – 07:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka dalë nga zona e Malishevës e cila është në karantinë dhe së bashku me pesë persona të tjerë ishin duke shkuar për të punuar në ndërtimtari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Kolë Lleshi, Gjakovë 14.04.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë i cili është takuar duke punuar në lokalin e tij. Me vendi të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. Ali Pash Tepelena 14.04.2020-22:45.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë, 13.04.2020-23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është takuar duke lëvizur pa ndonjë arsye gjato kohës së kufizimit të lëvizjes nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Fsh. Smrekonicë, Vushtrri , 13.04.2020 – 16:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, e njëjta pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 15.04.2020-00:25.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e kishte respektuar vendimin e Qeverisë, i njëjti pas intervistimit me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Të ngjashme