Arrestohen 8 persona në Ferizaj, po vidhnin drunj

Ferizaj | 28 Gus 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Përmes një komunikate publike, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka bërë të ditur se janë arrestuar 8 persona pasi janë zënë duke vjedhur drunj.

Policia Rajonale e Ferizajit gjithashtu ka njoftuar se gjatë këtij operacioni ka konfiskuar 4 traktorë dhe4 motosharra.

Komunikata e plotë:

Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore  të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë,sot me 28.08.2019,nga orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të  pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve .

Falë informatave të siguruara nga tereni,Policia e Kosovës,në malet e fshatit Jerzerc,deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë  duke prerë drunjë në mënyrë ilegale.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët do të vazhdojnë   procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

Apelojmë te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.

Për rezultatet konkrete të këtij operacioni, do të njoftoheni pas përfundimit të planit operativ.

Gjatë realizimit të planit operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” janë arrestuar 8 persona të dyshuar të cilët janë zënë në flagrancë duke prerë drunjë

-Janë konfiskuar 4 traktorë dhe

-4 motosharra

Të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të merren masat e duhura ligjore.

Të ngjashme