Arrestohen dy aktivistë të PDK-së në aksionin para MPJD-së

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie.

Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme