Arrestohen dy gra në Ferizaj për prostitucion

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës Themelore Ferizaj, gjatë një kontrolli në një lokal në Ferizaj, ka arrestuar dy të dyshuara gra shqiptare (shtetase të Shqipërisë), nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Arrestimi ka ndodhur në rrugën “At Nikë Prela”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i ngritet fletëparaqitje për kundërvajtje.

Ndërkaq rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme