Arrestohen dy meshkuj dhe një grua të kërkuar nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë prangosur dje në tri lokacione të ndryshme të vendit, me urdhër të gjykatave.

Një i arrestuar në Istog është dërguar në vuajtje të dënimit, një tjetër i arrestuar në pikën kufitare në Hani i Elezit është dërguar në mbajtje. Gjithashtu në mbajtje është dërguar edhe një grua e arrestuar në Jarinje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Istog 02.05.2021 – 09:30. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga gjykata  është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.

PKK Hani Elezit 02.05.2021-13:50. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga gjykata   është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

PKK Jarinje 02.05.2021-16:32. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga gjykata   është arrestuar një femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme