Arrestohen dy persona, dyshohet se falsifikuan 15 mijë euro

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Policia sot ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për përfshirje në dy vepra penale.

Sipas policisë të arrestuarit janë D. R. viti i lindjes 1991 dhe F. Z. viti i lindjes 1996. Ata kanë deponuar në një bankë në Fushë Kosovë dhe Malishevë, që dyshohet se ishin të falsifikuara.

“Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro”.

Të ngjashme