Arrestohen dy persona në Pejë, u sekuestrohen dy kilogramë drogë, 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda bën të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria njofton se të enjten mbrëma si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth dy kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth 14 mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale.Reklama

Ndryshe, gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.

Të ngjashme