Arrestohen dy persona në Prishtinë – vodhën barna në depon e Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i vjedhjes në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, kanë vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Të ngjashme