Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mesditës së datës 13 dhjetor 2021, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.

Sipas komunikatës për medie, arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ “Siguria në shkolla”, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica” kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike.

“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar A. J.,20 vjeçar, dhe E. B.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme