Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshura nga Gjykatat kompetente.

“Realizimi i urdhëresës së parë përkatësisht arrestimi i: E. C.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Dhunim”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti .

Ndërsa realizimi i urdhëresës së dytë përkatësisht arrestimi i: M. H.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ,është bërë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Falsifikim i parasë ”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme