Arrestohen dy të dyshuar për kanosjen e gazetarit Kajtazi

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar të martën, të dyshuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kështu është bërë e ditur në raportit e sotëm të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. Janë identifikuar dhe arrestuar dy  të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme