Arrestohen hajnat që vodhën 7 mijë euro në një shtëpi në Mleqan të Malishevës

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit për vjedhje në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës.

Hajnat të cilët kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë, kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7 mijë euro.

“Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ para të gatshme dhe disa stoli ari. Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme