Arrestohen një kosovar e një serbe, dyshohen për prostitucion

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një grua me nënshtetësi të Serbisë, bashkë me një person me nënshtetësi të Kosovës, janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e prostitucionit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke thënë se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale  të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

Të ngjashme