Arrestohen tetë persona për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona janë arrestuar për marrje me bixhoz të jashtëligjshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë të dyshuarit u arrestuan në fshatin Kosine të Ferizajt.

Si provë materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Kosine, Ferizaj, 31.10.2021 – 01:05. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit. Si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme