Arrestohen tre hajna në Prishtinë, sulmuan edhe policët

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar tre persona pasi që kanë sulmuar zyrtarët policor derisa janë kapur në flagrancë duke vjedhur.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë ku gjatë tentim vjedhjes kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal-market. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe sulmuar zyrtaret policor dhe kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Të ngjashme