Arrestohen tre persona në Prishtinë, kapen në flagrancë duke vjedhur nga veturat

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët i kanë kapur në flagrancë duke i thyer dhe më pas vjedhur nga veturat.

Tre të dyshuarit janë shtetas maroken, ndërsa rasti ka ndodhur të hënën në ora 01:42.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrance duke i thyer dhe vjedhur nga veturat”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Të ngjashme