Arrestohen tre persona nën dyshimin për marrje me prostitucion

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“.

Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në  Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme