Arrestohen tre persona për posedim të substancave të dyshuara narkotike

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:22 | Nga

Njësitet policore të stacionit Jugu të Prishtinës, sot rreth orës 10:00, kanë ndërmarrë një aksion i cili është realizuar në lagjen Emshir, saktësisht në afërsi të shkollës Ekonomike, ku nga policia janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Personat e arrestuar janë femrat V.B (18-vjeçare) dhe V. D (17-vjeçare) si dhe një mashkull F. Xh (17-vjeçar), shtetas të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Bëhet e ditur se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (2018), në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë iniciuar 10 raste për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe 72 raste posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme