Arrestohen tre persona Prishtinë dhe Ferizaj për fajde

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar pasi në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde) kanë kontraktuar shuma të ndryshme të parave.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:30, Prishtinë-Ferizaj.

Siç thuhet në raport, në bazë të urdhëresës së gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10.270 euro dhe katër telefona celularë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në mënyre të kundërligjshme me kamatë (fajde) kanë kontraktuar shuma të ndryshme të parave. Në bazë të urdhëresës së gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10270 (dhjetë mijë e dy qind e shtatë dhjetë) euro dhe katër telefona celularë. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme