Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:00, kanë pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar, raporton Gazeta Express.

Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.

Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar B.B. 20 vjeç

I.K. 34 vjeç M.A. 31 vjeç, që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme