Arrestohen tre të mitur në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar tre të mitur në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.

Policia bën të ditur se të miturve u janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe te  njëri një boks metali.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë (të mitur) pasi gjatë kontrollit te dy nga ta janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe te njëri një boks metali. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

Të ngjashme