Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prizren

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se para pak ditësh, bashkë me një tjetër, kanë hyrë në veturën e një personi ku nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 24 maj, në orët e mbrëmjes.

Ankuese shtetas i Shqipërisë kishte informuar policinë se ka rënë pre e grabitjes nga të dyshuarit.

“Me datë 24 maj 2021, në orët e mbrëmjes një qytetar shtetas i Shqipërisë, informoj policinë së kishte rënë pre e grabitjes nga persona të dyshimtë, të cilët fillimisht ishin futur në automjetin e tij me targa të Shqipërisë dhe nën kërcënimin e mjetit të prehtë (thikë) i kanë grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 euro. Të dyshimtit e kishin mbajtur viktimën për një kohë, përderisa policia kishte intervenuar dhe i kishte ndaluar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, policia ka intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Ndërkaq i dyshuari E.B. është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, dhe njëkohësisht janë në kërkim edhe te një personi tjetër të dyshuar për të cilin ka informata mbi identitetin e tij”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme