Arrestohet 20-vjeçari për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin;

• E. H, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;

A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati, të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë”, njofton policia.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje.

Të ngjashme