Arrestohet 22-vjeçari që dyshohet se theri me thikë babanë e tij në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

A.B, 22-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se theri me thikë babanë e tij, 58-vjeçar në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A.B 22-vjeçar, ndaj tëcilit është caktuar masa e ndalimit. Rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’”, tha Zahiti.

Zahiti gjatë ditës ka konfirmuar se babai i të dyshuarit është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi mori lëndime nga therja me thikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme