Arrestohet 25 vjeçari pasi ia ofroi policit 30 euro për ta kaluar kufirin me Shqipërinë

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Një person me inicialet A.B., i lindur në vitin 1994 është arrestuar sot në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se 25-vjeçari, me veturën e tipit “Audi A4” ngjyrë të zezë ka tentuar ta kalojë kufirin me Shqipërinë, pa test dhe vaksinë antiCOVID. Por, sipas policisë në “këmbim” të kalimit të kufirit pa dokumentacionin e nevojshëm i njëjti ia ka ofruar 30 euro policit kufitar.

“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentet personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentet e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është përgjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kërkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para”, njofton policia.

Lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “dhënie të ryshfetit”, ndërsa personi i dyshuar të intervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme