Arrestohet 31 vjeçari për vjedhje në Ferizaj

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e
Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T, 31 vjeçar ( M/SH/K), i kërkuar për veprën penale ‘‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej 9 ( nëntë ) muaj. Pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, injëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë është duke u zhvilluar procedurë tjetër , për shkak të veprës penale, në bashkëkryerje ‘’Vjedhje’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme