Arrestohet 36-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë, ishte i dënuar me 3 vite burg

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Një 36-vjeçar është arrestuar sot në lagjen Emshir për disa vjedhje nga hetuesit policor të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve për disa raste të vjedhjeve.

Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës për Telegrafin.

“Ndaj personit të dyshuar, J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, njofton PK.

Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Të ngjashme