Arrestohet 39 vjeçari në Prishtinë, detyronte të miturit të kërkojnë lëmoshë

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 19:30, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore më rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur (lëmoshë kërkues).

Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar:

– një sasi e parave (mbi 1000 euro)

-dy telefona

-3.40 gr substancë narkotike dhe

– një armë e frohtë (thikë).

Personi i dyshuar:

-B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme