Arrestohet Ali Morina, qytetarët ndihmuan Policinë pas publikimit të fotografisë se ai ishte në kërkim

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ishte në kërkim Ali Morinën, dhe se për këtë kanë ndihmuar edhe qytetarët.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 12.03.2021, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ALI (Mehmet) MORINA, i cili kërkohej për veprat penale:“Hyrje në sistemet kompjuterike”, “ Kanosje”, “Lëndim i lehtë trupor”.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend të sigurt”, vijon njoftimi i PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme