Arrestohet babai që plagosi djalin e tij

Ferizaj | 16 Pri 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik që policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe  njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot më 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe  gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme