Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dhe ka suspenduar nga puna një zyrtar policor.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se personi në fjalë dyshohet se ka tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast”.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme