Arrestohet edhe një person për mashtrim me subvencione

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka mashtruar me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë përmes dhënies së ryshfetit te personat zyrtarë.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ai ngarkohet me veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar 11 persona nën dyshimet për dallavere me subvencione. 

Të ngjashme