Arrestohet ferizajasi që po kërkohej për falsifikim të parave

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Falsifikim i parasë”, raporton Express

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim orej 35 ditëve.  

“Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një person me inicialet: P.L ( M/K), 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’’, me dënim burgimi prej tridhjetëepesë (35) ditëve”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme