Arrestohet gruaja nga Ferizaj, gënjeu disa herë në polici se ishte cak i grabitjeve

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi disa herë kishte deklaruar rrejshëm në polici se ishte cak i grabitjeve.

Në deklarimin e saj thuhet se grabitja kishte ndodhur nga persona të panjohur.

” Është arrestuar e dyshuar femër kosovare pasi që e njëjta ka deklaruar rrejshëm në polici se disa herë kishte qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme