Arrestohet i dyshuari në Leposaviq për posedim të narkotikëve

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në Leposaviq i dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike, para dhe dy telefona mobil.

“Rr. Nemanja , Leposaviq 18.11.2021 – 11:15. Gjatë  kontrollit në shtëpinë e  të   dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një foli alumini substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë  0.8 gram,  5.85 gram të llojit Kokainë,  para te gatshme kesh 190 euro , 109 700 Dinar te Serbisë, 100 denar të Maqedonisë, 1 Dollar Amerikan, 2 telefona mobil si dhe një mulli që shërben për bluarjen e marihuanës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme