Arrestohet i dyshuari në Pejë, në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën mbrëma një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë, 17.11.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme