Arrestohet i mituri, dyshohet se kreu vjedhje në një lokal në Prishtinë

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal.

Sipas raportit 24 orësht të policisë, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 03.01.2022 – 08:30-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur  për shkak të dyshimit se me datën 03.01.2022 kishte kryer vjedhje brenda në lokalin e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme